×
  • Lajme
  • Rajon

    Lajçaku takon Listën Serbe, ata ia numërojnë parakushtet për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën

    Reporteri
    10 Mars 2023 | 17:28
    Emisari Miroslav Lajçak në takim me përfaqësues të Listës Serbe, në Beograd

    Emisari i BE’së në bisedimet Kosovë – Serbi ka takuar edhe përfaqësuesit e Listës Srpska. Siç raporton Kossev, Srpska s’ka njoftuar se kur ka ndodhur takimi.

    “Formimi i ZSO-së, (Bashkësia e Komunave Serbe), siguria, mbrojtja e të drejtave kolektive dhe individuale të popullit serb janë parakusht për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin e Srpska’s.

    Në takim kanë marrë pjesë kryetari i kësaj partie, Goran Rakiq, nënkryetari Igor Simiq dhe kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq që është edhe nënkryetar i Listës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!