Një djali 7 vjeçar ankohej se i dhimbnin nofullat. Kur shkoi tek dentisti zbuloi se kishte 526 dhëmbë brenda në gojë.
Djali ishte shtruar në një spital në Chennai të Indisë për shkak se kishte dhimbje kur kapërdihej dhe i dhimbnin nofullat.
“Kur doktorët i bënë një grafi ata zbuluan një qese të mbushur me dhëmbë anormalë” tha për CNN doktoreshë Prathiba Ramani, kreu i Patologjisë Orale dhe Maksilofaciale në Kolegjin dhe Spitalin Stomatologjik Saveetha.
Fëmija iu nënshtrua një operacioni për të hequr dhëmbët muajin e kaluar. Doktorëve iu desht shumë kohë për të ekzaminuar seciln dhëmb përpara se ata të bënin publik zbulimin.
Dy kirurgë punuan për ti hequr qesen nga goja e fëmijës dhe më pas iu desht 4-5 orë për të zbrazur.
“Gjithsej 526 dhëmbë të madhësive 0.1 milimetër në 15 milimetër. Edhe dhëmbi më i vogël ka rrënjë kurorë dhe zmalt” tha ajo.
Djali qëndroi në spital për tre ditë. Sipas dokotoreshës djali vuante nga një situatë shumë e radhë e quajtur ondotoma e ndërlikuar. Është një sindromë që nuk dihet se kush është shkaku por mund të jetë gjenetike.
Fëmija mund të ketë pasur dhe dhëmbë të tjerë. Prindërit tregojnë se kur ishte në moshën 3 vjeçe fëmija kishte pasur enjtje por nuk mund të bënim asgjë pasi fëmija nuk pranonte të shkonte tek dentisti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.