×
  • Extra
  • Extra

    Hetohet peshkopi që tha “homoseksualët lindin kur nëna shijon seksin anal”

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 20:07

    Peshkopit ortodoks grek, Neophytos Masouras, është vënë në hetim, pas deklaratës së tij të pazakontë, e cila bëri bujë të madhe thuaje në gjithë botën.


    Peshkopi kontrovers tha se “homoseksualët lindin kur nëna shijon seksin anal”, një deklaratë që u shpërnda me shpejtësi në mediet botërore.

    Më tej, peshkopi grek shtonte se “është hipokrite të vajtosh fëmijë që vriten nga një vrasës serial”, duke pasur parasysh me këtë shkallën e lartë të abortit. Komentet e tij shkaktuan polemika të mëdha në Morphou, ndërsa tashmë ka nisur dhe hetimi ndaj tij.

    Në një deklaratë këtë të enjte, Prokurori i Përgjithshëm, Costas Clerides, tha se ai kishte udhëzuar shefin e policisë që të “hetojë mundësinë e ndonjë vepre penale të kryer” në lidhje me deklaratat e bëra nga peshkopi për “homoseksualët dhe çështjet e lidhura me të”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!