Azadar Hussain, gazetar i televizionit lokal GTV News, është në ujë deri në grykë, teksa jep në transmetim live përmbytjet në Pakistan.


‘Në rajonin e Jhakkar Imam Shah, niveli i lumit Indo është në rritje dhe mijëra hektarë tokë janë përmbytur plotësisht’ tregon gazetari.

Klipi i intervistës së tij është bërë viral në rrjet dhe ka gjeneruar një debat në rrjetet sociale. Nga njëra anë ka nga ata që e përgëzojnë gazetarin për ‘dedikimin‘ e tij, nga ana tjetër ka që e kritikojnë për ekzaltimin e situatës.

Reklamë

Të paktën 9 persona kanë vdekur të hënën e kaluar, për shkak të shirave të mëdha që kanë përfshirë Pakistanin.

https://www.youtube.com/watch?v=OKZpip67Sw4