Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për ndihmën ndaj ndërmarrjeve në Kosovë drejt rritjes së kapitalit dhe të numrit të punëtorëve.
Kurti tha se bizneseve u ka ndihmuar në disa aspekte, siç është energjia, por edhe heqja e korrupsionit “nga qafa”.
“Një aspekt është mbajtja e energjisë elektrike shumë e ulët për bizneset teknike dhe kjo u ka ndihmuar atyre dhe i kemi ndihmuar duke ua hequr nga qafa korrupsionin, nuk ka biznes që nuk e konstaton diçka të tillë”, ka thënë Kurti në intervistë në Rubikon, përcjell Reporteri.net.
Tutje, Kurti tha se bizneseve u ka ndihmuar edhe në aspektin e eksportit duke bërë vizita e politika si dhe duke ua lehtësuar kredimarrjen.
“I kemi ndihmuar duke i organiziuar sa më mirë për eksportet që i bëjnë, pra edhe ministri Murati edhe unë si kryeministër edhe kemi vizituar edhe kemi bërë politika ku ua kemi lehtësuar kredimarrjen dhe ua kemi lehtësuar edhe eksportin” ka thënë shefi i ekzekutivit.
“Ne kemi ulur shpenzimet dhe kostot dhe kemi produktivitetin e tyre”, shtoi ai. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.