×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Kryeministri po flet për rritje ekonomike sikur mos me jetu në Kosovë

    Reporteri
    30 Mars 2023 | 23:05
    Nënkryetarja e PDK'së, Vlora Çitaku

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është kapur për deklaratat e kryeministrit Kurti për rritje ekonomike, duke thënë se ai po flet “sikur mos me jetu në Kosovë”.

    Për Çitakun, është shumë e thjeshtë të zbërthehet (mos)rritja ekonomike, duke i krahasuar kushtet për jetesë sot, me ato të para 3 vitesh, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Kryeministri po flet për rritje ekonomike sikur mos me jetu në Kosovë. Pyetja është shumë e thjeshtë, a jeton më mirë një familje në Kosovë sot, apo para 3 vitesh. Me pagën që e merr një mësues, polic, mjek, zjarrëfikës, a arrinë të mbulojë shpenzimet bazike?”, shkroi Çitaku në Facebook.

    Tutje, ajo theksoi edhe vendimin zyrtar sot të ZRrE-së, për rritje të çmimit të energjisë elektrike për 15%.

    “Vetëm çmimi i energjisë sot është rritur sërish edhe për 15%. Dobët. Shumë dobët”, tha tutje.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, prej kohësh thotë se në Kosovë ka rritje ekonomike qysh prej ardhjes së tij në Qeveri.

    I njëjti tha sot në Klan Kosova se rritja e çmimeve të produkteve bazë ka ndodhur pjesërisht si pasojë e pamundësisë së miratimit të projektligjit për vendosjen e çmimit tavan, të cilin opozita e ka dërguar në Kushtetuese.

    “Po ta kishim Ligjin për tavanin e çmimeve, që nuk çohet në Gjykatën Kushtetuese siç ndodhi, sot nuk do t’i kishim këto çmime të larta”, deklaroi shefi i ekzekutivit. /Reporteri.net/.

    Kurti: Bizneseve u kemi ndihmuar duke ua hequr korrupsionin nga qafa

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!