Një grua arabe ka mundur të vjedhë plot 1.6 milionë euro bizhuteri në një argjendari luksoze në rrugën Saint-Honoré, në zemër të Parisit.


Ngjarja ka ndodhur të martën, ndërsa mediat lokale kanë mundur të përshkruajnë me detaje se si mundi ajo të kryejë këtë grabitje.

Kur hyri në argjendari, hajdutja u prezantua si një princeshë e pasur e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ndau mënjanë bizhuteritë që preferonte të blinte.

Reklamë

Sipas raportimit të TV Lci, ajo e siguroi shitësin, se pagesën për bizhuteritë do ta paguante me transfertë bankare një ditë më vonë.

I shqetësuar që nuk po bëhej pagesa nëpërmjet bankës, argjendari rihapi kasafortën, duke zbuluar se brenda kutive kishte vetëm disa çokollata. Hetimi iu la në dorë policisë gjyqësore të Parisit.