Diaspora shqiptare me dekada ishte ndihmesë e Kosovvës në çdo aspekt. Me moton “Dashuri, mall dhe respekt” u mbajt eventi që u organizua nga Burim Krasniqi, së bashku me rininë e Hajvalisë për të nderuar diasporën shqiptare.


Përveç fjalimeve dhe mirënjohjeve, ky event pati edhe program të pasur artistik, transmeton Reporteri.net.

Meda dhe Gold AG ishin mysafirë special të këtij eventi që mbledhi qindra mërgimtarë.

Reklamë

Edhe këngëtari Meda e ka vlerësuar këtë festë, duke thënë se kjo gjë është dashur të bëhej edhe më herët pasi është e rëndësishme të takohen me ata që jetojnë jashtë vendit./Reporteri.net