×
  • Lajme
  • Botë

    Dasma kthehet në tragjedi: Plagosen me armë zjarri dy gra

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 16:55

    Mbrëmë pas mesnate në fshatin Çajle të Gostivarit, është arrestuar 53 vjeçari B.H, pasi gjatë ahengut familjar që është organizuar në oborrin e shtëpisë së tij, dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri pistoletë, dhe ka plagosur dy gra nga fshati Çajle, H.I, 44 dhe M.M, 35 vjeçe.


    Dy grat e lënduara janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit Ferid Murat për t`iu dhënë ndihmën e parë.Nga plagët e mara, njëra nga zonjat është dërguar në Klinikat e Shkupit. Prokurori Publik dhe SPB Gostivar kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, ndërsa i privuari nga liria B. H. është arrestuar nga policia.

    Sektori i Punëve të brendshme të Gostivarit, tek personi i arrestuar ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, e cila po ashtu është dërguar për ekspertizë të mëtejme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!