Gazetari Valon Syla është sulmuar sonte nga tre persona. Për pasojë, ai ka pësuar lëndime të lehta në kokë.

Syla është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja e emisionit Pressing në T7, në një debat ku po diskutohej në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Siç raporton Express, tre persona e kanë përcjell gazetarin deri te Bregu i Diellit.

Reklamë

Sulmi ndaj tij ka ndodhur para lokalit të quajtur “Image”.