Këshilltarja e Ministres për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka bërë të ditur se sot në aeroportin e Beogradit, policia ka ndaluar vajzën e saj të vogël para se ajo të hipte në fluturimin për në Londër, përcjell Reporteri.net.
Ajo përmes një postimi në Twitter tha se vajza e saj nuk lejohej të përdorte telefonin apo të kontaktonte departamentin konsullor të Ambasadës Britanike në Beograd “nën kërcënimin e konfiskimit”.
“Ajo u lirua pasi u mbajt në një dhomë të vogël ku priste thirrjen e MPB-së dhe BIA-s nëse duhet të lirohet apo të merret në pyetje si person me interes për sigurinë. Një qytetare private që nuk jeton në Serbi dhe nuk merret me politikë”, tha Trajkovic.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.