×
  • Lajme
  • Botë

    Një fëmijë në gjendje kritike pas rënies nga kati i dhjetë

    Reporteri
    04 Gusht 2019 | 22:36

    Një i ri është arrestuar nën dyshimin e përpjekjes për të vrarë një fëmijë sot, për të cilin thuhet se e shtyri nga platforma e katit të dhjetë në Galerinë e Arteve Moderne ‘Tate’ në Londër, njoftoi policia.


    Policia Metropolitane tha se oficerët gjetën fëmijën e lënduar në çatinë e katit të pestë të galerisë dhe se ambulanca e çoi në një spital lokal në gjendje kritike.

    Në deklaratë thuhet se 17-vjeçari mbeti në platformën e katit të 10-të me vizitorë të tjerë pasi fëmija ra dhe për momentin nuk bëhet e ditur nëse ai e kishte njohur fëmijën 6-vjeçar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!