×
  • Show Time
  • Show Time

    “Ka qenë me një nivel të lartë edukativ me shumë mirëkuptim”, Blero e krahason ndarjen e Afronës me atë nga Teuta

    Reporteri
    24 Prill 2023 | 12:39

    Blero Muharremi ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për ndarjen nga Afrona Dika.

    Pas intervistës që dha blogerja rreth dy javë më parë, këngëtari ka qenë së fundmi ai i cili ka dhënë versionin e tij të ngjarjes.

    I njëjti hodhi poshtë deklaratat e ish-bashkëshortes duke thënë se arsyeja që ata u ndanë ishin paratë.

    Siç pretendon Blero për Prive, Afrona ka ndenjur me të gjatë kohës që ai qëndronte mirë financiarisht.

    Blero mes tjerash tha se nuk ka qenë një ndarje e njëjtë me atë që ka pasur me ish-gruan e tij, Teuta Krasniqi.

    Krijuesi i hitit “Fotografia” ka bërë krahasimin e kësaj ndarjeje me atë të Teutës, gjersa për këtë të fundit tha se ka qenë me një nivel të lartë edukativ.

    “Unë kam pasur ndarje edhe më herët, siç e dini edhe ju. Ka qenë me një nivel të lartë edukativ me shumë mirëkuptim, por nuk e ka çdo njëri këtë gjë, këtë vlerë”, u shpreh ai.

    Blero dhe Teuta ndërkohë kanë bashkë një vajzë të quajtur, Tara.

    Blero thyen heshtjen, lëshon ‘bombat’ për ndarjen nga Afrona

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!