Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Petar Stano, ka thënë se zgjedhjet në Veriun e Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjate për komunat përkatëse.

Ai ka shtuar se kthimi i serbëve të Kosovës në institucionet dhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është urgjente.

“Vota në veri nuk ofron zgjidhje politike afatgjata për komunat përkatëse. Kthimi i përhershëm i serbëve të Kosovës në institucione dhe themelimi i Asociacionit/Bashkësisë janë urgjente sikurse është dialogu serioz ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe serbëve në veri”, ka shkruar Stano në Twitter.

Reklamë

Në zgjedhjet lokale të 23 prillit kanë marrë pjesë 3.47 e qytetarëve me të drejtë vote. Ato zgjedhje janë bojkotuar nga Beogradi, subjekt haptazi i lidhur me Beogradin zyrtar.

Ndërkaq institucionet e Kosovës vazhdimisht kanë deklaruar se serbët e Veriut janë të kërcënuara nga grupet kriminale të lidhura me Beogradin.

Reklamë