×
  • Extra
  • Extra

    E hodhi frigoriferin e prishur poshtë rrugës, gjobitet dhe detyrohet ta largojë nga aty

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 10:50

    Një burrë spanjoll e hodhi frigoriferin e tij të prishur në një përrua skaj rrugës, por ai e pësoi keq, pasi autoritetet e gjobitën dhe e detyruan që ta largojë nga aty.


    Momentin e hudhjes së frigoriferit e kishte filmuar dhe video ishte bërë virale në rrjetet sociale. Kjo kishte bërë që autoritetet spanjolle ta identifikojnë personin.

    Ata e kishin gjobitur atë, dhe më pas edhe e kanë detyruar që frigoriferin i cili do të duhej të dërgohej në vendin adekuat për riciklim, ta tërheq nga aty.

    Autoritetet kanë postuar në Twitter të dy videot, atë të hedhjes dhe të largimit, ku edhe kanë komentuar në fund duke thënë se tani ky person po bën punën e duhur. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!