×
  • Lajme
  • Botë

    Zelanda e Re propozon projektligjin për legalizimin e abortit

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 20:06

    Ministri i Drejtësisë i Zelandës së Re, Andrew Little, ka propozuar një projektligj që synon legalizimin e abortit në vend.


    Projektligji i ri do të ndryshonte statusin e abortit nga një çështje kriminale në një çështje shëndetësore, sipas një deklarate nga Little.

    Një veprim i tillë do të rrisë ndjeshëm aksesin ndaj aborteve, të cilat aktualisht janë të ligjshme vetëm në Zelandën e Re në rastet e anomalisë së fetusit, incestit ose nëse shëndeti i nënës është në rrezik.

    “Aborti i sigurt duhet të trajtohet dhe rregullohet si çështje shëndetësore; një grua ka të drejtë të zgjedh atë që ndodh me trupin e saj”, tha Little në deklaratë.

    Sipas këtij projektligji, i cili do ta ketë leximin e parë në parlament ditën e enjte, gratë më pak se 20 javë shtatzënë do të jenë në gjendje të abortojnë pa marrë miratimin paraprak nga një mjek, duke u vetë-referuar direkt tek një ofrues i abortit.

    Gratë që janë më shumë se 20 javë shtatzënë do të duhet akoma të këshillohen me një mjek, i cili do të duhej të konsideronte një abort të përshtatshëm për shëndetin fizik dhe mendor të gruas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!