×
  • Show Time
  • Show Time

    Luiz Ejlli ndërpret koncertin për të telefonuar Kiarën në mes të skenës para publikut në Gjakovë

    Reporteri
    15 Maj 2023 | 12:23

    Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, ka mbajtur së fundmi dy koncerte të njëpasnjëshme në Gjakovë.

    Ai ka performuar para një publiku të mbushur plot, kryesisht fansa të krijuar pas aventurës së tij në spektaklin Big Brother VIP Albania.

    Enrique Iglesias anulon papritur koncertin e tij, shkak problemi shëndetësor i këngëtarit
    E teksa ka dhuruar spektakël për të pranishmit, Luizi në një moment rrëmbeu zemrat e publikut, duke bërë me dije se nuk e harron bashkëshorten e tij, Kiara Titon.

    Me të bërë këtë, fansat u ekzaltuan edhe më shumë duke brohoritur me të madhe dhe duartrokitur çiftin për dashurinë dhe lidhjen e tyre të fortë.

    Luizi dhe Kiara u njohën përndryshe gjatë qëndrimit të përbashkët në shtëpinë e Big Brother VIP Albania dhe kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në mbrëmjen finale të këtij programi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!