Për dy ditë radhazi, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania 2, Luiz Ejlli ka mbajtur dy koncerte në Kosovë.
Ai ka mahnitur publikun me interpretimin e tij, pasi është shndërruar prej muajsh në personazhin më të përfolur në media.
Mirëpo një gjë interesante i ka ndodhur artistin shkodran gjatë një prej koncerteve të tij në Gjakovë, kur disa pjesëtarë nga audienca borohorisnin emrin “Olta”.
Me të dëgjuar këtë, Luizi bëri një reagim shumë interesant teksa kapi mikrofonin në dorë dhe tha: “Olta Olta, po çfarë Olte?’.
Kujtojmë që aktorja Olta Gixhari ishte një nga kundërshtaret e tij më të forta gjatë aventurës së madhe, Big Brother VIP Albania.
Ajo u tërhoq vet nga gara vullnetarisht më datë 1 prill për t’iu përkushtuar familjes, ndonëse shihej si një konkurrente potenciale për në finale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.