×
  • Show Time
  • Show Time

    Habit Luizi për “shokët”: Meridianin nuk e njoh mirë, me Jonin dhe Marion nuk flisja prej dy vitesh

    Reporteri
    16 Maj 2023 | 15:00

    Luizi i cili ka qenë i ftuar në “Shqipëria Live”, ka folur edhe për personazhe të ndryshëm që janë shfaqur nëpër emisione të ndryshme televizive, si shokët e tij.

    “Kam parë se jam njeriu me shumë shokë në republikën e Shqipërisë”, u shpreh Luizi.

    I pyetur në lidhje me miqësinë e tij dhe Meridianit nga Arjon Muça, Luizi shprehet se Meridianin e njeh aq sa e njeh dhe Arjonin. Qe la të nënkuptohej se nuk e njeh mirë.

    “A ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty. Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë se unë jam menaxheri etj etj, kjo është e tepruar”, u shpreh Luizi.

    Ai tregon se ka një shok shumë të mirë që nuk ka përfituar kurrë nga Luizi, nuk ka pranuar të dalë në media, nuk ka bërë reklama dhe i është gjendur pranë atij dhe familjes së tij pa asnjë interes. Për Luizin ky është një shok i vërtetë, ku i ka zbuluar dhe emrin. Eni Bushati është shoku që Luizi foli me krenari, një djalë që ka refuzuar të flasë për Luizin dhe të përfitojë nga fama e tij.

    Sa i përket dy shokëve të Luizit që i kanë dhënë mbështetjen e tyre publikisht Joni dhe Mario, Luizi shprehet se ata dikur kanë qëndruar shumë bashkë, por prej dy vitesh nuk flisnin më dhe i kishin shkëputur marrëdhëniet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!