×
  • Show Time
  • Show Time

    E mbështeti gjatë qëndrimit në BBVA, Ermiona shfaqet papritur e inatosur me Luizin

    Reporteri
    16 Maj 2023 | 16:25

    Pas përfundimit të këtij edicioni të “Big Brother VIP” janë rregulluar raporte të prishura brenda në shtëpi, e janë prishur jashtë raporte që brenda ishin për bukuri.

    E kështu duket se po ndodh edhe me Ermiona Lekbellon dhe Luiz Ejllin.

    Ermiona ishte një prej lojtareve më të vërteta që e mbështeti fituesin e BB VIP në çdo situatë jo vetëm brenda në shtëpi, por edhe kur doli jashtë saj.

    Ajo shprehej gjithmonë që dëshironte ta shikonte Luizin fitues dhe ishte e lumtur që kishte fituar një mik të mirë.

    Mirëpo, respekti dhe konsiderata nuk duken reciproke nga ana e Luizit, që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Sipas Ermionës, ai nuk u ka kthyer përgjigje as mesazheve të urimit.

    Kjo gjë e ka mërzitur pak ish-konkurrenten, që në TikTok ka publikuar një video ku thotë:

    “Luizi s’kthen as mesazh. I çon mesazh urimi, Luizi bën sikur është në autobus. Ça ka Luizi? Po Luizi ça ka? Po këtej do vish o Luizi, ke shtëpia e vjehrrës dhe vjehrrit do vish ndonjëherë atje në Verona, do mërzitesh dhe këtej do e sjellësh kokën”, tha Ermiona gjatë një live nw Instagram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!