×
  • Lajme
  • Botë

    ​Johnson mund të shpallë zgjedhje të parakohshme

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 12:41

    Në Britaninë e Madhe mendohet se kryeministri i ri i vendit, Boris Johnson, mund të shpallë zgjedhje të parakohshme.


    Vizitat e kreut të qeverisë në çdo rajon të vendit, premtimet për investime miliarda dollarë në infrastrukturë dhe përzgjedhja e një eksperti të fushatave zgjedhore në stafin e tij, janë disa nga treguesit që mediat vendase qarkullojnë në faqet e tyre.

    Këto nisma duket se janë provokuar nga sfida më e madhe me të cilën përballen britanikët, që është dalja nga Bashkimi Evropian më 31 tetor.

    Johnson raportohet se ka trashëguar një shumicë të lëkundur deputetësh që nuk e përkrahin. Zgjedhjet e reja do i mundësonin atij një grup parlamentarësh në favor të planit të tij Brexit, që ai është zotuar ta çojë përpara edhe pa dakordësinë e BE-së.

    Sondazhet tregojnë se edhe në rastin e zgjedhjeve të reja, konservatorët do të ishin më të avantazhuarit me një numër gati dyshifror nga partitë e tjera politike, laburistët do të renditeshin 10 pikë më poshtë me 22 për qind të votës, liberaldemokratët me 19 për qind, dhe të gjelbrit 11 pikë më pak.

    Për zgjedhjet e parakohshme mund të bëhet shkas së shpejti edhe një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, që opozitarët laburistë dhe disa deputetë të shumicës kanë paralajmëruar se do ta votojnë në muajin shtator./rtsh/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!