Sipas sasisë së armëve për kokë banori, Serbia dhe Mali i Zi prijnë në listë me 39.1 copë për 100 banorë, pasuar nga Qipro me 34, Finlanda, Islanda, Bosnja dhe Hercegovina, sipas një studimi të publikuar nga organizata “”Small Arms Survey” (SAS)”, transmeton Reporteri.net.
Në Bashkimin Evropian, 513 milionë banorët e tij, në vitin 2017 zotëruan së bashku 79.8 milion armë. Kur përfshihen këtu edhe vendet që nuk janë pjesë e BE-së, shifra arrin në 93.2 milionë.
Në përgjithësi, përqendrimi më i lartë i armëve është në Rusi (17.6 milionë), Gjermani (15.8 milionë) dhe Francë (12.7 milionë).
Për qytetarët e BE-së që posedonin armë zjarri në kohën e studimit, më shumë se një e treta (35%) përmendnin gjuetinë si arsye, 29% përmendnin arsye profesionale, të tilla si policia ose shërbimi ushtarak.
Arsyet më pak të zakonshme për mbajtjen e armëve ishin mbrojtja personale (14%), arsyet e tjera personale (10%) dhe koleksionimi (5%). /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.