Disa lopë sot kanë kullotur në njërën ndër pjesët më të frekuentura në Prishtinë, në Rrugën B.


Po ashtu kafshët ndaluan në kontejnerët e lagjes, në tentimin për tu ushqyer.

Gjithë kjo situatë që u pa në këtë pjesë të kryeqytetit, po konsiderohet shqetësuese nga Fondacioni për të drejtat e kafshëve.

Reklamë

Agjencia zbuloi se kafshët i takojnë një ferme në fshatin Matiqan të komunës së Prishtinës.

Në AVUK thonë se lopët janë të gjitha të regjistruara nga pronari, megjithatë atij i kanë dhënë një vërejtje në bazë të kompetencave që kanë.