×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    T7: Liburn Aliu s’u lejua ta takojë kryetarin e Leposaviqit, KFOR-i e ktheu prapa

    Reporteri
    09 Qershor 2023 | 20:44

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, nuk është lejuar ta takojë kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemi.

    Siç raporton T7, komandanti i KFOR-it nuk e la Aliun të kalonte në përpjekje për t’i shmangur tensionet e mundshme nga protestuesit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Për vizitën e tij në Leposaviq, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës kishte nisur plan operativ.

    Parimisht, ishte menduar që të planifikohej kamoflimi i Aliut, mirëpo KFOR-i si masë parandaluese e ktheu Ministrin Aliu prapa. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!