Kërkimet për nëndetësen e humbur “Titan” që po eksploronte rrënojat e Titanikut është kthyer në një “thriller”.
Teksa orët kaluan dhe kompania tha se beson se të gjithë pesë pasagjerët kanë vdekur, përdoruesit në Twitter kanë “zbuluar” një klip që e lidh këtë ngjarje edhe me The Simpsons.
Videoja që po qarkullon në internet tregon se si The Simpsons e parashikuan këtë ngjarje. Në klip, Homer Simpson dhe babai i tij biologjik janë gati të zhyten në fund për të zbuluar thesarin e mbytjes së anijes Piso Mojado.
Heroi futet në nëndetësen me një vend dhe endet në thellësinë e detit derisa duket se përplaset në një shpellë duke e bërë të vuajë për shkak të mungesës së… oksigjenit. Megjithatë, disa ditë më vonë, ai zgjohet në spital.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.