Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, në konferencën e sotme ku dha detaje rreth sasisë së madhe të armatimit të konfiskuar dje në Zveçan, u pyet edhe për tema të tjera.
Ndër të tjera në këtë konferencë, Sveçla u pyet edhe për një këngë që së fundmi i është kushtuar atij.
Ai tha se e ka dëgjuar, sepse ia kanë dërguar, por shtoi se nuk e njeh autorin.
“Shifni, e kam dëgju, ma kanë dërgu. Por unë nuk besoj se kjo këngë, është ajo me të cilën unë duhet të merrem në një kohë kur Policia e Kosovës po ballafaqohet me kërcënime për sulme terroriste. Unë nuk e njoh autorin, nuk e njoh fort mirë as at zhanër. Por fokusi jonë duhet të jetë në një koordinim sa ma të mirë, që ta mbrojmë Republikën”, tha Sveçla sot.