Një zjarr i madh ka përfshirë mëngjesin e sotëm ishullin grek, Elafonissos, raportojnë mediat vendase. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar 21 zjarrfikës me shtatë automjete si dhe një helikopter për të bërë shuarjen e flakëve. Të shumtë kanë qenë turistët që kanë parë flakët që përhapeshin me shpejtësi.
Kryetari i Komunës Elafonissos, Efi Roumani, ka folur për radion greke THEMA 104.6, ku është shprehur se zjarri është vënë në kontroll dhe asnjë jetë njerëzore nuk është rrezikuar,transmeton tvklan.al.
“Kampet dhe hotelet në Elafonissos u evakuuan për shkak të zjarrit” ka thënë një zëdhënës i policisë së zonës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.