Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar për audio-përgjimin e publikuar të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila e cila dëshmohet të ketë kontaktuar me kriminelin serb të veriut, Milan Radojiçiq.
Në postim në rrjetin social Facebook ajo me ironi ka shkruar se me kënd qenka kordinuar shefja e deputetëve të pushtetit Kusari-Lila.
“Nejse, koordinim paska…ama me Milanin”, ka shkruar ajo.
Gjatë ditës së sotme, gazeta Nacionale ka publikuar një audio-incizim të Mimoza Kusarit me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, incizim ky i qershorit të vitit të kaluar.
Biseda e përgjuar ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është zhvilluar në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin – kriminelin serba nga veriu, në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe dhe i dyshuar për rastin Brezovica.
Slavko Simiq dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës se ne që nga fillimi kanë pasur raport partnerësh me të. Këtë, shefja e deputetëve të VV-së nuk e mohon.