×
  • Lajme
  • Botë

    Tragjedi në Amerikë: Zjarri ua merr jetën 5 fëmijëve, ishin në qendrën e kujdesit

    Reporteri
    12 Gusht 2019 | 9:43

    Një qendër e kujdesit ditor, ku fëmijët mund të qëndronin gjatë natës ndërsa prindërit e tyre punonin, u shkatërrua të dielën nga një zjarr në Erie të Pensilvanisë.


    Si pasojë e kësaj 5 fëmijë vdiqën dhe pronari i qendrës së kujdesit ditor përfundoi në spital.

    “Viktimat në qytetin liqenor të Erie i përkasin moshave nga 8 muaj deri në 7 vjet”, tha Shefi Guy Santone nga Departamenti i Zjarrit Erie.

    Zjarri u raportuar rreth orës 1:15 të mëngjesit të së dielës, ku përfshiu të gjithë godinën. Shkaku i zjarrit po hetohet dhe ende nuk është i qartë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!