Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, është munduar t’i dalë në mbrojtje Shefes së Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lilës, pas publikimit të një audio-incizim ku dëgjohet ajo duke biseduar me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, ku ai ia përmend edhe një bisedë që ka bërë me Milan Radojiçiqin – kriminelin serb nga veriu, që gjendet në listën e zezë të Amerikës.
Muja ka goditur opozitën, duke thënë se po tentojnë ta bindin publikun se “LV është njëjtë sikurse ata”.
“Opozita po tenton të thotë që ne që e kemi mundësuar krijimin e LS, i kemi bërë partner kyç në formimin e qeverisë (king-makers), kemi qenë të gatshëm të falim tokë, kemi bërë bashkë biznes, ua kemi toleruar aktivitetet kriminale të udhëheqësve të saj në veri, i kemi amnistuar, kemi qenë të gatshëm që t’ia falim të gjitha krimet, ua kemi largu fletëarrestin kur ka qenë nevoja, jemi njësoj me juve të LV që e keni minimizuar rolin e tyre politik, keni ndaluar projektin e ndarjes së Kosovës, nuk vareni për votave tyre për qeveri, po ua mbyllni rrugës ilegale, laboratoret e drogës e të kriptovalutave, sepse ka dalë një incizim prej Radoijçiqit me plotë insinuata”, ka shkruar Muja.