Pas rrahjes që u zhvillua në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të ministrave, Kryeministri Albin Kurti është parë duke qeshur në Kuvend.
Videon e Kurtit që duket paska më i relaksuar pas ngjarjes në Kuvend, e ka postuar Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Video më pas është shpërndarë edhe në faqen e VV-së në Facebook.
“I patrembur para krimit të 20 vjetëve!”, shkruhet sipër videos.
Ngjarja ndodhi shumë shpejtë, por siç mund të shihet në pamjet e mëposhtme, përplasja ka nisur në kohën kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Kurti.
Në atë moment zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur atë me shishe të ujit në fytyrë.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka urdhëruar Policinë që të ndërhyjë dhe seanca është ndërprerë menjëherë.
Ndërkohë që sigurimi i Kuvendit e ka rrethuar në mbrojtje Kryeministrin Kurti. /Reporteri.net/