Një përleshje mes deputetëve ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës përderisa kryeministri Kurti kishte fjalën, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ngjarja ndodhi shumë shpejtë.
Por në një moment kryeministri Kurti, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, është gjuajtur me ujë nga deputeti i PDK’së, Mergim Lushtaku, dhe aty filluan të grumbulloheshin deputetët e ministrat e Kurtit, paçka pasoi edhe përleshja me tyre.
Kërcasin grushtet, shtyhet Kurti – pamje me VIDEO të përleshjes së deputetëve në Kuvendin e Kosovës
Siç shihet në pamjet e mëposhtme, përplasja ka nisur në kohën kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Kurtin dhe zevendeskryeministrin Besnik Bislimi, pasi ky i fundit e largoi dhe shqeu një pankartë që opozita e kishte vendosur tek foltorja e Kuvendit.
Në momentin kur u lagë me ujë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur deputetin e PDK’së me shishe në fytyrë. Në përleshje fizike u përfshi menjëherë edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe deputetë e ministra tjerë të Qeverisë.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka urdhëruar Policinë që të ndërhyjë.
Kryeministri Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”. /Reporteri.net/