Është shumë e pranishme në ekranet televizive shqiptare.
Donika Kadaj, tashmë këshilltare politike e presidentes Osmani, ka qenë e ftuar në emisionin “Era Verë” në T7.
Ajo ka folur për raportin me presidenten dhe atë se çfarë e karakterizon si person.
“Njifemi shumë gjatë, ajo që mbën përshtypje është se s’ka ndryshu. Ka qenë e njejta. Të gjitha tiparet e mira që i ka pas edhe kur ishte deputete, sot është e njejta ne pozitën e të parës se shtetit. Jo shumë njerëz mund ta ruajnë këtë. Presidentja ka mbrri me i rujt virtytetet njerëzore. Ata që e njohin e dinë për vullnetin e saj e guximin”, tha Kadaj-Bujupi.
Ajo në “Era Verë” është përgjigjur në pyetjet në lidhje me pozitën që ka marrë, përfshirë edhe komentet në rrjete sociale.