Kumrije Kryeziu, 74 vjeçarja nga fshati Sllovi i komunës së Lipjanit, ka ndarë rrëfime interesante për jetën e saj.

Përgjatë vizitës në shtëpinë e saj, ajo ka rrëfyer se si ka ndodhur të mbesë krejtësisht e vetme, si ia del të kryejë obligimet ditore e të kujdeset për veten, përkundër faktit që kohë pas kohe ndihmohet nga familjarë të largët, qoftë me ushqime e gjësende tjera.

74-vjeçarja tregoi se ka pasur një djalë por që ka aritur të jetonte vetëm tre muaj e gjysmë.

Reklamë

“Boll mirë jom, i marre 100 euro me qato po bana idare. Çka me ba. Nuk tutna me nejt vet hiç”, tha ajo.