Mediet greke kanë publikuar pamjet e zjarrit të tmerrshëm, që ka “pushtuar” vendin, duke shkrumbuar disa zona dhe rrezikuar jetën e shumë qytetarëve.
Siç shihet nga pamjet, zjarri dhe shtëllungat e tymit kanë mbuluar gjithë ishullin Evia, i cili ndodhet shumë pranë Athinës.
Për shkak të flakëve të mëdha, janë evakuuar disa zona, ndërsa kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë 8 persona, të cilët kanë probleme serioze me frymëmarrjen.
Situata ndodhet jashtë kontrollit, ndaj dhe fqinjët kanë kërkuar ndihmën e vendeve të BE për të parandaluar ndonjë tragjedi të mundshme. Të parët që kanë reaguar kanë qenë Italia dhe Kroacia, të cilat kanë nisur me urgjencë aeroplanë drejt Greqisë.
Një vit më parë, Greqia u përballë me një nga zjarret më shkatërrues që janë parë ndonjëherë, nga të cilët humbën jetën 103 njerëz, mes tyre edhe tre shqiptarë.
https://www.facebook.com/protothemagr/videos/1105494766507519/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.