×
  • Lajme
  • Lajme / Rregullorja e BQK'së

    Murati: Nga sot bankat e kanë obligim të ofrojnë falas llogari bazike bankare ose me kosto minimale

    Reporteri
    01 Gusht 2023 | 22:03
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se me hyrjen në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, zgjidhet edhe problemi i kostos së lartë për mirëmbajtje mujore të llogarive bankare ku nënat pranojnë shtesat për fëmijët e tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas Rregullores që ka hyrë në fuqi sot, bankat kanë për detyrë të ofrojnë llogari bazike falas ose me kosto minimale që nuk kalon 0.54 centë/muaj.

    “Me rregulloren e re të BQK-së, nga data 1 gusht 2023, bankat kanë për detyrë të ofrojnë llogari bazike falas ose me kosto minimale që nuk kalon 0.54 centë/muaj. Tani e tutje pra, po zgjidhet edhe problemi i kostos së lartë për mirëmbajtje mujore të llogarive bankare ku nënat pranojnë shtesat për fëmijët e tyre”, ka shkruar Murati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!