Qëndrimi i tepërt në ujë shkakton rrudhje të çuditshme të gishtave. Por çfarë e shkakton dhe përse ndodh kjo rrudhje e lëkurës. Trupi ka mekanizmin e vet të mbrojtjes, arsye e cila shpjegon se përse na rrudhen gishtat në ujë.
Pra, me siguri e keni vërejtur se gjatë verës kur jeni në pishinë apo në deti dhe notoni për një kohë të gjatë, gishtat fillojnë t’ju rrudhen. Epo, këto rrudha kanë një qëllim specifik.
Përthithja e ujit shkakton ënjtje të shtresat e sipërme të lëkurës. Nervat çlirojnë ngarkesë elektrike dhe enët e gjakut ngushtohen ndjeshëm duke i tërhequr kapilarët e gjakut dhe duke krijuar rrudhje të lëkurës.
Trupi të ballafaqohet me një sasi të madhe të lagështisë, ai e kupton se ambienti i jashtëm është ende i rrëshqitshëm dhe kësisoj na shkaktohen rrudhat. Këto rrudha na mundësojnë që t’i kapim më mirë sipërfaqet e buta.
E mahnitshme, apo jo? Por, nëse gishtat tuaj rrudhen pa pasur kontakt me ujin duhet të shkoni te mjeku pasi janë shenja të mundshme të diabetit ose tiroides./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.