×
  • Extra
  • Extra

    “Ia kom bo unfollow”, Doarsa Kica tregon pse nuk e ndjek në rrjetet sociale presidenten Osmani

    Reporteri
    10 Gusht 2023 | 9:52

    Doarsa Kica Xhelili ka folur për raportin e saj me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Kica Xhelili  ka konfirmuar se nuk e ndjek më në rrjetet sociale presidenten, duke treguar edhe arsyen pse ka vendosur ta bëjë një gjë të tillë.

    Ajo ka thënë se Osmanin nuk e njeh nga politika por përmes Universitetit.

    “E kam pas më herët, e kam pas edhe në një periudhë edhe pas që dola në LDK edhe dikur vendosa që nuk dua ta kem më. Ia kam bo unfollow sepse shikoni për mua.. unë e kam thënë edhe më herët sepse nuk e kam njoftë ndryshe nuk e kam njohur përmes politikës, kemi qenë bashkë ne universitet, një kohë ka qenë profesoreshë e imja, pastaj kam qenë pjesëmarrëse e garave të arbitrazhit komercial ku e përfaqësoja Universitetin e Prishtinës një vit e kam pasur trajnere, vitin e dytë iu pata bë ndihmëse trajnere… Sot për mua një person që ka transmetu guxim të jashtëzakonshëm me ardhë në pikën që unë me u ndi që nuk po e përfaqëson më atë guxim është pak e dhimbshme.”, ka thënë Kica Xhelili në  emisionin “21 Gradë” në RTV21.

    Ajo ka pranuar se ka pasur diskutime private për të cilat ka thënë se do t’i ruajë si të tilla.

    “I kam pas arsyet e mija që kam vlerësu se nuk po du me ndjek më atë profil.”, ka shtuar ajo.

    Doarsa Kica Xhelili ishte pjesë e Listës Guxo, duke u bërë kështu deputete e Kuvendit të Kosovës, më pas ajo kaloi në Lidhjen Demokratike të Kosovës nga ku vazhdon karrierën e saj politike si deputete.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!