Ajri i kondicionuar është zgjidhja përballë të nxehtit. Temperaturat jashtëzakonisht të larta e bëjnë të nevojshme përdorimin e ajrit të kondicionuar për të na freskuar jo vetëm gjatë ditës, por edhe natën.
Në këtë nxehtësi të madhe tundohemi për ta lënë kondicionerin në temperatura të ulëta, pa marrë parasysh rreziqet që sjell kjo gjë. Temperatura në të cilën duhet të ruhet ajri gjatë ditës në verë varion ndërmjet 23°C dhe 26°C. Gjatë natës, rekomandohet që temperatura e ambientit të mos jetë kurrë nën 25 gradë.
Nën këtë interval mund të shfaqen efekte të ndryshme irrituese në mukozën e frymëmarrjes. Një temperaturë shumë e ulët mund të shkaktojë dhimbje të fytit. Por jo vetëm kaq, mund të çojë edhe në ftohje dhe kollë.
Përdorimi i zgjatur i ajrit të kondicionuar, për më tepër nëse është në temperatura të ulëta, mund të çojë gjithashtu në inflamacion në traktin respirator, si faringjit ose laringit. Në fakt, pengesat e hundës ndodhin në rreth 35% të njerëzve që jetojnë në hapësira me kondicioner, krahasuar me 9% në zonat me ventilim natyral.
Por, nuk shkakton vetëm probleme të frymëmarrjes, por edhe të tjera: dehidratim, dhimbje koke, sy të thatë dhe të irrituar, spazma muskulore apo dhimbje lëkure. Kështu, është mirë që të mos abuzoni me përdorimin e kondicionerit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.