×
  • Extra
  • Extra

    Momenti i sikletshëm kur gazetarët e ngatërrojnë Ardian Gjinin me Blendi Fevziun

    Reporteri
    11 Gusht 2023 | 8:44

    Në tre vjetorin e hapjes së Televizionit Kanal 10, u organizua një event. Aty ishin të ftuar shumë fytyra publike. Në mesin e tyre ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

    Por çka ndodhi gjatë transmetimit live? Një gazetare e këtij televizioni, paralajmëroi deklaratë në nder të përvjetorit të televizionit nga gazetari i Shqipërisë Blendi Fevziu. Madje ajo e ftoi para kamerës gazetarin.

    Befas në ekran doli kryetari i Gjakovës Ardian Gjini.

    Gazetarja e kishte ngatërruar gazetarin me kryetarin. Për ta ri konfirmuar huqjen e madhe, u desh edhe një deklaratë e gazetarit tjetër të po këtij televizioni që ishte në bashke prezantim me vajzën që e ngatërroi Blendin me Ardianin.

    “Edhe unë e kam emrin Blendi”, tha ai.

    Dy gazetarët nuk ia kishin idenë për ngatërresën, derisa ishte vet kryetari i Gjakovës që iu tha se ai në fakt ishte Ardian Gjini e jo Blendi Fevziu.

    “Të ngjashëm jemi veç tek koka, sepse nuk kemi flokë”, ishte batuta e kryetarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!