×
  • Lajme
  • Rajon / Athinë

    Vuçiqi pas takimit me Mitsotakis: Miqtë grekë na konfirmuan se nuk e njohin Kosovën

    Reporteri
    22 Gusht 2023 | 13:04

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë qëndrimit në Athinë, dhe ka theksuar se autoritetet greke edhe një herë kanë konfirmuar se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar në lidhje me mosnjohjen e Kosovës.

    “Një bisedë e mirë dhe miqësore me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin shkëmbyem mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal, çështjet globale dhe qëndrimin e Greqisë ndaj situatës në Kosovë”.

    “Miqtë tanë grekë kanë konfirmuar edhe një herë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të punojmë në forcimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë në Instagram “E ardhmja e Serbisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!