Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ndalimi i një vizite të kongresisteve demokrate të SHBA-së, Rashida Tlaib dhe Ilhan Omar kishte për qëllim t’i parandalonte ato të dëmtonin Izraelin.
“Nuk ka asnjë vend në botë që respekton SHBA-të dhe Kongresin Amerikan më shumë sesa Izraeli”, tha Netanyahu në një deklaratë.
“Sidoqoftë, itinerari tregoi se qëllimi i vetëm i kongresisteve ishte të dëmtonin Izraelin”, shtoi kryeministri izraelit.
Më herët, Izraeli njoftoi do të ndalojë një vizitë të dy kongresisteve amerikane, Rashida Tlaib dhe Ilhan Omar, të cilat planifikuan të vizitojnë Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor.
“Vendimi është marrë, atyre nuk u lejohet të hyjnë”, tha zëvendës-ministrja e Jashtme izraelite, Tzipi Hotovely për Reshet Bet Radio.
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kishte sugjeruar më parë Izraelit të mos lejojë vizitën nga Tlaib dhe Omar, dy gratë e para myslimane të zgjedhura në Kongres dhe anëtare të Partisë Demokratike.
“Do të tregonte dobësi të madhe nëse Izraeli do të lejonte vizitën e Omar dhe Tlaib . Ato e urrejnë Izraelin dhe tërë popullin hebre. Nuk ka asgjë që mund të thuhet, ose të bëhet, për të ndryshuar mendjen e tyre. Minesota dhe Michigan do ta kenë shumë të vështirë t’i kthejnë në detyrë. Ato janë një turp!”, ka shkruar Trump në Twitter.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.