Një person ka vdekur ndërsa 49 të tjerë janë plagosur në Japoni nga stuhia tropikale “Krosa”.
Stuhia goditi dje Japoninë me çrast Hiroshima është vendi më i goditur. Më shumë se 400.000 persona janë evakuuar.
Rreth 800 fluturime dhe udhëtime me tren janë anuluar duke shkaktuar një kaos në udhëtime gjatë pushimeve verore. Sipas raportimeve të mediave, stuhia është nisur drejt veriut të Japonisë.
Viktima e vetme e regjistruar deri tani është një 82 vjeçar i cili ra në det të enjten në mëngjes, ndërsa lëvizte me varkë mes erërave të forta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.