×
  • Extra
  • Extra

    Blendi Fevziu provon mishin e krokodilit: Ka shije thuajse si pula

    Reporteri
    31 Gusht 2023 | 11:49

    Gazetari Blendi Fevziu po udhëton në vendet e Afrikës duke eksploruar kulturat e ndryshme.

    Në ndalesën e tij të radhës në Namibi, ai ka vendosur të provojë edhe një specialitet të rrallë vendas, mishin e krokodilit.

    I shoqëruar nga një vendas ku nga videoja mësohet se quhet Kuda, Fevziu zhvillon me të një bisedë të shkurtër për të treguar se si konsumohet mishi i krokodilit.

    Po ashtu, gazetari Fevziu ka ndarë edhe disa video në InstaStory të zvarranikëve gjigandë.

    Pjesë nga biseda:

    Blendi Fevziu: Mishi i krokodilit është shumë popullor në disa vende të Afrikës, edhe pse i rrallë. Shumë vitemë parë kam provuar në Kenia, do doja ta provoja edhe në Namibi. Kuda, ky është krokodil?

    Kuda: Po, ky është krokodil.

    Blendi Fevziu: Ne mund ta hamë krokodilin?

    Kuda: Ne mund ta hamë krokodilin, bishti është ai që hamë zakonisht dhe gjithashtu brinjët.

    Blendi Fevziu: Dhe brinjët? Është mish i bardhë?

    Kuda: Po, ka shije thuajse si pula.

    Blendi Fevziu: Pulë e vjetër. Por meqenëse kam provuar krokodil më parë, kam provuar mishin e kalit në Mongoli dhe në Kirgistan, kam provuar balenën në Islandë, tani nuk kisha si mos ta provoja krokodilin edhe në Namibi. Është i famshëm këtu?

    Kuda: Është një specialitet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!