Ndryshime të theksuara në çmimet fillestare do të përjetojnë telefonat e rinj të Apple iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max.
Siç ka shkruar “Digitimes”, seria e iPhone 15 Pro do të ketë çmim më të lartë se pararendësit për shkak të shtrenjtimit të produkteve bazë që janë përdorur në prodhim. Shtrenjtimi kryesisht pritet të bëhet për shkak se struktura s’do të jetë më nga çeliku por nga titani dhe se do të ketë përmirësim të lenteve të kamerave.
Sipas raportimeve të mëhershme, titani është cituar si rritje e konsiderueshme e kostos së prodhimit, por ka pasur po ashtu raportime se iPhone 15 Pro nuk do të jetë shumë më i shtrenjtë.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, linja e iPhone 15 pritet të vijë me këto çmime, kur pajisjet të lansohen më 12 shtator:
iPhone 15: Duke nisur nga 799 dollarë (çmim i pandryshuar)
iPhone 15 Plus: Duke nisur nga 899 dollarë (çmim i pandryshuar)
iPhone 15 Pro: Duke nisur nga 1,099 dollarë (100 dollarë më shtrenjtë)
iPhone 15 Pro Max: Duke nisur nga 1,299 dollarë (200 dollarë më shtrenjtë)
Gjithçka do të mësohet më 12 shtator, kur gjiganti amerikan do t’i prezantojë produktet e reja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.