×
  • Lajme
  • Lajme / Lojërat Mesdhetare 2030

    Rama: Do ta optimizojmë infrastrukturën ekzistuese, do të ndërtojmë ambiente të reja sportive

    Reporteri
    11 Shtator 2023 | 11:09

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama mbajti konferencë për media në aeroportin “Adem Jashari”, pas kthimit nga Greqia, pasi Asambleja Gjenerale e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare i dha dritën e gjelbër organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030 në Prishtinë.

    Kryetari Rama e quajti ngjarje e lajm historik të premten e 8 Shtatorit.

    “Këto Lojëra do të na e forcojnë pozicionin si të barabartë midis kombeve, duke na ngritë me krenari dhe me dinjitet edhe më lart në skenën botërore. Fuqia e tyre për me na e gjallëru dhe me na e konsolidu më tutje shtetndërtimin, është thjesht e pashoqe, dhe ne do ta mirëpresim këtë mundësi historike, të mirëpërgatitur dhe me vendosmëri të palëkundshme. Vizioni ynë në Kosovë për Prishtina 2030 përputhet me fokusin e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për efiçencën dhe qëndrueshmërinë e burimeve. Ne do ta optimizojmë infrastrukturën ekzistuese dhe në mënyrë strategjike do të shtojmë objekte të reja. Po, do të ndërtojmë ambiente të reja sportive, sepse angazhimi ynë shtrihet edhe përtej këtyre Lojërave. Do ta ndërtojmë stadiumin olimpik të premtuar, me gjithë qendrën sportive, me qëllimin që të krijojmë një trashëgimi të qëndrueshme infrastrukturore, që do ta gëzojmë edhe përtej vetë ngjarjes, në shërbim të fuqizimit të mëtejmë të atletëve tanë, që të na shkëlqejnë kudo nëpër arenat sportive ndërkombëtare”, deklaroi Rama.

    Kryetari i Kryeqytetit, tha se falë angazhimit të të gjithë aktorëve, Komitetit Olimpik, Kryeministrisë, Ministrive të Ndryshme, Kryeqytetit, Bashkisë së Durrësit u arritë që Lojërat Mesdhetare të organizohen në Prishtinë, në Republikën e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!