Kompania Coca-Cola njoftoi në vitin 2017 se do të ndërpriste Coke Zero, dhe do ta zëvendësonte atë me Coke Zero Sugar, për t’i dhënë asaj një “përzierje edhe më të mirë unike të shijeve”, sesa ajo që e kishe Coke Zero, shijen e vërtetë të Coca-Cola’s”, transmeton Reporteri.net shkrimin e HuffingtonPost.
Edhe pse publiku e pa këtë më shumë si një lloj marketingu sesa si një produkt të ri, njerëzit s’ishin fort të kënaqur me lajmin. Një gjë është e sigurt: Coca-Cola zuri trenin ‘kundër sheqerit’ me kohë.
Cili është ndryshimi aktual mes koka kolës dietale, Diet Coke, asaj zero – Coke Zero dhe pa sheqer – Coke Zero Sugar? Nëse i shikoni përbërësit mes të treve, ata në fakt nuk janë aq të ndryshëm.
Dhe, në fakt, Coke Zero dhe Coke Zero Sugar kanë saktësisht të njëjtën listë të përbërësve.
Këtu është lista e përbërësve në Diet Coke:
Ujë i gazuar, ngjyrë karamel, aspartam, acid fosforik, benzoat kaliumi, shije natyrale, acid citrik, kafeinë.
Këtu është lista e përbërësve në Coke Zero:
Ujë i gazuar, ngjyra karamel, acid fosforik, aspartam, benzoat kaliumi, shije natyrale, citrat kaliumi, acesulfame kalium, kafeinë.
Dhe këtu është lista e përbërësve në Coke Zero Sugar: Ujë i gazuar, ngjyra karamel, acid fosforik, aspartam, benzoat kaliumi, shije natyrale, citrat kaliumi, acesulfame kalium, kafeinë.
Koka Kolës dietike – Coke Diet, i mungojnë vetëm dy përbërës që kanë dy opsionet e tjera pa sheqer: citrat kaliumi dhe kaliumi acesulfame.
Acesulfame kaliumi është një zëvendësues i sheqerit pa kalori dhe citrat kaliumi është një shtesë e zakonshme në pije.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.