Për 76.6 milionë euro kanë shënuar rritje asetet e Bankës Qendrore të Kosovës gjatë muajit gusht.
Sipas BQK-së rritjes së aseteve i ka kontribuar rritja e depozitave nga bankat komerciale, nga trusti i kursimeve pensionale si dhe nga qeveria.
“Investimet e BQK-së jashtë vendi, në formë të depozitave dhe letrave me vlerë janë rritur për 30.8 milionë euro gjatë muajit gusht 2023. Investimet në depozita janë rritur për 60.5 milionë, kurse letrat me vlerë janë zvogëluar për 29.7 milionë euro, krahasuar me muajin korrik 2023. Vlera e këtyre investimeve në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendi më 31 gusht 2023 ishte 1,135.1 miliardë euro”, thuhet në njoftim.
Depozitat në bankën qendrore ishin 1.5 miliardë euro prej të cilave prin Qeveria me 824 milionë euro.
E ndërsa investimet në letra jashtë kanë rënë për rreth 29.1 milionë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.