×
  • Extra
  • Extra

    Shteti merr në mbrojtje katër lloje të gjelave autokton

    Reporteri
    22 Shtator 2023 | 10:38

    Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka njoftuar se ka marrë vendim për mbrojtjen e katër racave të ndryshme të gjelave autokton.

    Siç bëhet e ditur në njoftim, në vendimin për mbrojtjen përfshihen, llojet autoktone të gjelave: Gjeli Këndimgjatë i Dukagjinit, Gjeli Këndimgjatë i Gjilanit, Gjeli Trengjyrësh dhe Gjeli Piklan.

    Këta katër lloje të gjelave i janë shtuar Regjistrit të Vlerave të Mbrojtura të Natyrës, që mirëmbahet nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës.

    “Qëllimi kryesor i nxjerrjes së vendimeve është mbrojtja e llojeve të gjelave autokton sipas ligjit dhe përcaktimi i kushteve të mbajtjes. Gjithashtu përmes vendimeve synohet që llojet të mbrohen nga rreziku për përzierje gjenetike me racat e huaja dhe nga rreziku për nxjerrje jashtë vendit e këtyre racave me qëllim të kryqëzimit me racat tjera”, thuhet në njoftim.

    Tutje, në njoftimin e bërë nga Agjencioni thuhet se vendimet përmbajnë edhe arsyeshmërinë profesionale për marrjen në mbrojtje të llojeve të gjelave autokton, si dhe përshkrimin e karakteristikave themelore të tyre, të cilat janë hartuar nga një grup punues ndërinstitucional i udhëhequr nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës.

    Vënia nën mbrojtje institucionale e gjelave autokton është e një rëndësie të veçantë edhe për faktin se këto raca tani do të prezantohet ndërkombëtarisht si raca autoktone të Republikës së Kosovës, përmes së cilave do të paraqitet edhe begatia e vlerave të biodiversitetit të vendit tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!