Kuvendi i Kosovës ka nënshkruar kontratë në vlerë gati 100 mijë euro për blerje të biletave, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Bazuar në njoftimin për nënshkrim të kontratës të publikuar në e-Prokurim, për këtë qëllim janë ndarë saktësisht 97 mijë e 502 euro. Kompania që e ka fituar këtë tender është “AS Travel Club”.
“Shërbime të udhëtimit me aeroplan (bileta) për nevojat e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Relacionet nuk mund të definohen paraprakisht”, thuhet në njoftim.
Kontrata për këtë tender është nënshkruar më 21 shtator 2023.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.